Dhimbja e dhëmbit përshkruhet si e paprecedentë e krejt ndryshe nga dhimbjet e tjera. Ky përfytyrim i dhimbjes vërehet kryesisht natën kur dhëmbi thumbon, godet dhe dhimbja nuk shteron. Natën, dhimbja e dhëmbit është ndjeshëm më e fortë se gjatë ditës dhe kjo e ka një arsye. Ekspertët thonë se dhimbja është më e fortë në mbrëmje dhe e bën të pamundur gjumin.
Kjo ndodh për arsye se kur njeriu shtrihet, gjaku qarkullon me vrull drejt kokës duke shkaktuar një presion të konsiderueshëm në zonat e ndjeshme të gojës. Pozicioni horizontal i trupit dhe qarkullimi i gjakut e bëjnë dhimbjen aq të fort sa njeriu e ka të pamundur të mbyllë sytë.
Çfarë duhet të bëni për të qetësuar dhimbjen? Ekspertët thonë se së pari duhet të gjeni rrënjën e problemit. Pra, nëse keni një dhëmb të prishur, shkoni sa më parë te dentisti. Por duke qenë se edhe dentisti fle gjumë në atë orë, njeriu ka nevojë për një zgjidhje urgjente.
Një nga kurat për të zbutur dhimbjen pulsuese të dhëmbit është që të merrni ilaç kundër inflamacionit. Këto ilaçe, siç është ibuprofeni, funksionojnë si një zgjidhje e shpejtë ndaj një problemi urgjent. Një tjetër këshillë është që ta mbani kokën ngritur ndërsa jeni shtrirë për të penguar presionin e gjakut. Shmangni ushqimet acidike, të ftohta ose të forta përpara gjumit dhe vendosni diçka të ftohtë në anën e faqes ku ju dhemb.


