Drejtori i FBI-së, Kash Patel ka shkaktuar një përplasje diplomatike në Zelandën e Re, pasi ka njoftuar hapjen e një zyre në vendin oqeanik, për t’i bërë kontrast influencës kibernetike të Kinës.
Njoftimi ka shkaktuar pakënaqësi në Uellington, si dhe zemërim në Pekin.
Patel e vizitoi vendin e largët gjatë javës pikërisht për të hapur zyrën në fjalë dhe për t’u takuar me zyrtarët lokalë.
Marrëveshja e rendit Zelandën e Re me aleancën e njohur si “Pesë Sytë”, ku përveç Shteteve të Bashkuara bëjnë pjesë Britania e Madhe, Kanadaja dhe Australia e që shërben për shkëmbimin e informacionit.
Në zyrën në Uellington do të punojë një mision i përbërë nga agjentë të FBI-së, të cilët kanë vepruar më herët në Australi, që prej vitit 2017.
Në një deklaratë të publikuar më herët gjatë javës, Patel tha se zyra do të ndihmojë në kontrastin ndaj influencës së Partisë Komuniste Kineze në oqeanin e kontestuar të Paqësorit të Jugut.
Zyrtarët zelandezë që u takuan me Patel, përfaqësuesi më i lartë i administratës Trump që viziton vendin, nuk i konfirmuan pretendimet e tij.
Ata deklaruan se bashkëpunimi do të bëhej me qëllim luftimin e krimit kibernetik transnacional, pa e përmendur Kinën.


