Izet Mexhiti, Musai dhe Çarshia e Tetovës!

featured
Press Online
26 Prill 2025, 11:25

Editorial nga PressOnline.al

Doli të jetë e vërtet deklarata e liderit të Aleancës për Shqiptarët (ASH), Arben Taravari, se të gjitha partitë e koalicionit (V)LEN kanë kanale komunikimi me BDI-në.

Kreu i Lëvizjes Demokratike Izet Mexhiti, pranojë publikisht se ka kanale komunikimi me BDI-në.

“Ishte një ofertë në stilin – eja kthehu në BDI, sepse Ali Ahmeti do të pensionohet, do të ketë kryesi të re dhe të tjera premtime të ngjashme”, ka deklaruar Mexhiti.

Ai edhe pse tha se e ka refuzuar këtë ofertë, megjithatë nuk tha se cili ka qenë ndërmjetësi mes tij dhe BDI-së. Nga ajo që dihet publikisht është se Izet Mexhiti ka raporte shumë të mira me krahun e djathtë të Ali Ahmetit, deputetin Musa Xhaferi. Athua mund të ketë qenë ai ndërmjetësi?

Në anën tjetër në Çarshinë e Tetovës flitet se edhe një eksponentë i lartë i Lëvizjes BESA, ka kanale komunikimi me Musain (Musa Xhaferin).

Izet Mexhiti dikur ka qenë pjesë e BDI-së dhe është larguar duke themeluar Lëvizjen Demokratike, por ai ka ruajtur një lloj komunikimi politik me BDI-në, sidomos në periudha të caktuara të negociatave ose bashkëpunimeve taktike. Në disa raste, ai e ka kritikuar BDI-në ashpër, por në të tjera ka mbajtur një qasje më fleksibile, për të lënë një derë të hapur për rikthim!

Në anën tjetër, Arben Taravari është lider i Aleancës për Shqiptarët dhe është pozicionuar qartësisht kundër politikave të BDI-së. Ai ka qenë shpesh shumë kritik ndaj mënyrës se si BDI ka qeverisur dhe ka kërkuar ndryshim rrënjësor të qasjes politike.

Pra pse bëhet kjo diferencë?

  • Qasje personale dhe politike – Izet Mexhiti, ndonëse në pushtet, ndonjëherë përdor një gjuhë më të moderuar që lejon “kanale të hapura” për dialog. Taravari ka qenë më i prerë në qëndrime dhe më i ashpër në retorikë.
  • Interesat strategjike të BDI-së – BDI mund të shohë te Mexhiti një partner potencial për bashkëpunim në raste të caktuara, ndërsa Taravarin si rrezik më të madh politik për pozitat e saj.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter