Burime partiake brena VMRO-DPMNE-së, për PressOnline.al bëjnë të ditur se kryeministri po analizon situatën e krijuar brenda koalicionit VLEN. Sipas po të njëjtave burime ai po analizon situatën e krijuar, por ka vullnet që ASH-ja dhe Taravari të vazhdojnë të jenë pjesë e Qeverisë.
“Përderisa nuk kemi një marrëveshje konkrete mes Taravarit dhe Ahmetit nuk mund ta akuzojmë atë për bashkëpunim me BDI-në. Takimet dhe komunikimet në demokraci parlamentare janë normale. Kjo nuk duhet të jetë arsye për dalje nga Qeveria. Ai ka një ide për listat e këshilltarëve për zgjedhjet lokale që nuk mbështet nga partnerët tjerë të VLEN-it, por kjo është problem që kërkon konsensus mes tyre. Besojë se takimi Mickoski – Taravari do të jetë konstruktiv”, thotë burimi ynë.
I njëjti burim shton se Qeveria edhe pse ka shumicë të konsiderueshme deputetësh, megjithatë pjesëmarrja e Taravarit në Qeveri është e rëndësishme.
Kryesia qendrore e Aleancës së Shqiptarëve vendosi më 15 prill në Tetovë të ofrojë listat e veta të kandidatëve për këshilltarë në zgjedhjet e ardhshme lokale.







