Elite Sports Kosova vazhdon misionin e saj për të promovuar talentët shqiptarë dhe për të ngritur emrin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Këtë javë, nga data 15 deri më 20 prill, Elite Sports po përfaqëson vendin tonë në një nga ngjarjet më të mëdha botërore për të rinjtë – MIC Football në Spanjë!
Ekipi U16, i përbërë nga futbollistë të talentuar nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe diaspora, po përballet me disa nga akademitë më prestigjioze në botë, përfshirë Espanyol Barcelonën. Deri tani, skuadra ka grumbulluar 2 fitore, 2 barazime dhe 2 humbje, duke treguar lojëra të nivelit të lartë dhe një shpirt gare që frymëzon.
Por për Elite Sports, kjo nuk është vetëm një garë – është një mision për të përçuar mesazhin e bashkimit, sportivitetit dhe krenarisë kombëtare. Kudo që shkojnë, ata janë ambasadorët e diplomacisë sportive shqiptare, që përfaqësojnë me dinjitet jo vetëm Kosovën, por mbarë shqiptarët.
MIC Football është vetëm turneu i parë për këtë sezon, ndërsa gjatë vitit 2025 Elite Sports do të marrë pjesë edhe në:
Capsicom Cup – Zvicer (U12)
Vendée Cup – Francë (U10, U12
Eye Soccer – Francë (U13)
Berlin Trophy – Gjermani (U15)
EuropaPark Cup – Gjermani (U9, U11)
Dhe emocionet rriten edhe më shumë: në turnet e ardhshme, skuadrat e Elite Sports pritet të përballen me disa nga gjigantët e futbollit evropian si: Inter Milan, Eintracht Frankfurt, Galatasaray, Sporting Portugal, Athletic Bilbao, RC Strasbourg, Real Sociedad, FC Metz, FC Fulham, FC Basel, Porto, Benfica, e të tjerë!
Elite Sports po ndërton një rrugë të re për talentët shqiptarë. Me pasion, përkushtim dhe vizion të qartë !



