Obeziteti fshin kënaqësinë e të shijuarit

featured
Press Online
10 Prill 2025, 14:33

Një regjim ushqimor i pasur me yndyra modifikon trurin. Kjo ndodh pasi ulen nivelet e një molekule, e quajtur neurotensine, e cila ndikon drejtpërdrejt tek mënyra si ushqehemi dhe si përgjigjemi ndaj stimujve. Pavarësisht se duket pasens, obeziteti e fshin kënaqësinë e të shijuarit. Dhe ky është zbulimi i fundit, që mund të hapë rrugën drejt strategjive të reja për dobësim, përfshire mirëqenien e shëndetit dhe arritjen e peshës optimale.

Eksperimentet e kryera deri tani në laborator, kanë identifikuar shkakun e mundshëm të fenomenit, që duket se është neurotensina. Kur regjimi ushqimor është shumë i pasur me yndyra dhe hiperkalorik, nivelet e saj ulen ndjeshëm në tru, e si rrjedhojë edhe ndjesitë e kënaqësisë që jep shija. Duke gjetur mënyrën për ndryshimet e vlerave të saj, mund të japë sukses në të ardhmen tek personat që vuajnë nga obeziteti, për të ulur peshën e për t’u rikthyer në një jetë normale.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter