Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka shpallur masa të reja tregtare, duke vendosur tarifa ndaj disa prej partnerëve të SHBA-së.
Vendimi, i cili do të hyjë në fuqi nga sot, prek edhe Kosovën me një tarifë prej 10%.
Gjatë konferencës për media, Trump paraqiti një grafikë ku argumentoi se Kina ngarkon SHBA-në me tarifa të larta, duke përmendur një shifër prej 67%.
Si kundërpërgjigje, administrata e tij ka vendosur një tarifë prej 34% ndaj importeve kineze.
Në listën e vendeve të prekura nga tarifat e reja amerikane figurojnë edhe disa shtete të rajonit. Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi janë ngarkuar me tarifa prej 10%, ndërsa Serbia përballet me një tarifë më të lartë prej 37%.
Maqedonia e Veriut dhe Bosnja e Hercegovina janë përfshirë me tarifa prej 33% dhe 35% përkatësisht.


