Ganiu priti në takim sekretarin politik në ambasadën britanike, Chris Freestone

featured
Press Online
20 Shkurt 2025, 20:50

Në vazhdën e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë, sot pata kënaqësinë të mirëpres delegacionin e Ambasadës Britanike në Shkup, të udhëhequr nga Sekretari Politik, z. Chris Freestone.

Ky takim shërbeu si një platformë e rëndësishme për shkëmbimin e ideve dhe diskutimin mbi zhvillimin e komunës, projektet aktuale dhe sfidat me të cilat përballemi.

Vlerësoj angazhimin e Ambasadës Britanike për të ndihmuar në avancimin e projekteve që synojnë të përmirësojnë cilësinë e jetës së qytetarëve tanë.

Ky takim riafirmoi rëndësinë e partneriteteve ndërkombëtare dhe krijoi një bazë solide për projekte të reja bashkëpunimi në të ardhmen.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter