Steve Witkoff, i dërguari i Shtëpisë së Bardhë për Lindjen e Mesme, ka konfirmuar bisedimet e para kokë më kokë mes SHBA-së dhe Rusisë për Ukrainën do të zhvillohen në Arabinë Saudite.
Witkoff, i cili ka folur për Fox News, ka konfirmuar se ishte pritur që këto bisedime të shpalleshin zyrtarisht më parë, por disa detaje janë bërë të njohura vetëm sot në mëngjes.
Witkoff ka shtuar se zyrtarët amerikanë po bisedojnë veçmas me ata ukrainas dhe theksoi se “Ukraina është pjesë e bisedimeve”, por nuk ka dhënë detaje lidhur me mundësinë e pjesëmarrjes së zyrtarëve nga Kievi në takimet në Arabinë Saudite.
Ai theksoi se do të ketë takime “në drejtimin” e administratës Trump dhe shpreson për “progres të mirë”.
I pyetur për përfshirjen e Ukrainës në këto bisedime, Witkoff theksoi se “bisedimet nuk kanë të bëjnë me përjashtimin e askujt”, por nuk pranoi të komentojë mbi mundësinë e dorëzimit të territorit nga Ukraina.
Ndërkohë, një burim i qeverisë ukrainase ka deklaruar për BBC-së se Ukraina nuk ishte ftuar dhe nuk do të marrë pjesë në këto bisedime.
Presidenti Volodymyr Zelensky ka theksuar më herët se nuk do të pranojë një marrëveshje të ndërmjetësuar mes SHBA-së dhe Rusisë pa praninë e Ukrainës në tryezën e bisedimeve.


