Berat Rukiqi nga Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK) ka thënë se zgjedhjet presidenciale në SHBA i ka përcjellur me shumë kurreshtje për shkak të ndikimit politik që ka Amerika në botë por edhe në rrjedhën politike në rajon e vend.
Ai ka thënë në proceset nëpër të cilat kalon Kosova, SHBA është “hisedare” e tyre.
“Qoftë në zhvillimin demokratik të vendit, përkrahjen e institucioneve…subjektivitetin ndërkombtar të vendit dhe ka qenë vendi bartës i procesit të shpalljes së pavarësisë…e pjesës së shtetëndërtimit… njohjet dhe thyerja e izolimit ndërkombtarë të vendit”, ka thënë Rukiqi.
Fitorja e Donald Trump sipas Rukiqit “Nëse e shikon prej përspektivës së Kosovës mund të duket befasi, nëse e shikon [në përsepktiven]amerikane fitorja e Trump ishte e pritur”, ka thënë ai.
“Ky është realiteti, është një rikthim spektakular i presidnetit Trump pas gjithë atyre sfidave”, ka thënë ai.
Fitorja e Trump sipas Rukiqit është refleksion i të gjithë asaj se çfarë ka ndodhur në katër vitet e fundit, përkatësisht qeverisjes të demokratëve në krye me presidentin Joe Biden.


