Partia Socialiste ka mbledhur Grupin e saj Parlamentar, ku në fokus të diskutimeve mësohet të ishte qëndrimi që mazhoranca do të mbajë, kundrejtë protestave të opozitës.
Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste është diskutuar lidhur me aksionin e opozitës që është shtrirë në gjithë aktivitetin parlamentar përfshirë edhe seancat plenare.
Lexo edhe :
Related Posts
Deputetët udhëzohen të vazhdojnë aktivitetin e tyre normal, pasi siç bëjnë me dije burime për gazetarin e Vizion Plus, Ermal Qorri, deputetëve u është thënë nga kreu i grupit, Niko Peleshi se “kriza nuk është e jona, dhe as e parlamentit, e si rrjedhojë nuk duhet të ndikojë”.
Mbledhja ka qënë e shkurtër dhe ka përfunduar, me disktuimet e axhendës në komisione dhe seancë./vizionplus.tv




