Me nisjen e mbledhjes së Parlamentit opozita u çua në këmë në shenjë proteste kundër burgosjes së kolegut Ervin Salianji.
Demokratët akuzuan mazhorancën se është përgjegjëse për dënimin e Salianjit, dënim i cili sipas tyre është politik.
Në shenje revolte deputetët demokratë morën karriget e tyre dhe i nxorrën jashteë sallës së parlamentit duke i vënë flakën.
Kreu i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi shpjegoi se djegia e karrigeve është simbolika që opozita po përdor për të treguar se nuk është në parlament për karrigen e deputetit .
“Lideri i opozitës Sali Berisha, i cili prej një viti ndodhet në arrest shtëpie, sepse ka vendosur të përballet me Edi Ramës…i dyti ishte nënkryetari i Grupit Parlamentar të PD-së. Denoncoi lidhjet mafizoe të familjes Xhafaj me trafikun ndërkombëtar të drogës dhe po e vuan prej tre ditësh dënimin. Karriget tona janë të qytetarëve, Edi Rama ka djegur Parlamentin, ne dorëzojmë karriget tona sepse jemi këtu për interesin publik. Do na kenë përballë në çdo moment me regjimin krimianl të Edi Ramës dhe me cilindo që vendo t’i mbyllë gojën opozitës, qytetarëve. Të vërtetës. Të vërtetës nuk i mbyllet dot goja”, tha Bardhi.
U desh ndërhyrja e forcave të gardës për të shuat flakët.
Pas kësaj opozita hyri sërish në sallën e Parlamentit duke protestuar kundër mazhorancës dhe Elisa Spiropali u detyrua të ndërpresë seancën plenare.
Ndërkohë që demokratët paralajmëruan se nga sot kjo është strategjia e tyre kundër qeverisë Rama.
“Edi Rama duke sulmuar opozitën prej 3 vitesh i ka vënë flakën demokracisë në Shqipëri. Edi Rama po bën gjithçka për t’i vënë flakën Shqipërisë për interes të xhepave të tij dhe për interesa të xhepave të oborrtarëve dhe qeveritarëve të tij. Ne jemi këtu për të kryer misionin tonë që na ngarkuar demokratët dhe populli opozitar”, tha Flamur Noka.
Demokratët ftuan të gjithë qytetarët t’i bashkohen protestës së opozitës në datën 7 tetor./vizionplus.tv


