Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Kryetari Valbon Limani mirëpret ushtruesen e detyrës së ambasadores amerikane, Nicole Varnes

27 Nëntor 2026

Perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor në fokus të Samitit Bërdo – Brioni në Ohër

27 Nëntor 2026

Presidenti Begaj në Strugë, fokus te shqiptarët, zhvillimi ekonomik dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore

26 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Emri i kandidatit për president, Kurti dhe Abdixhiku kërkojnë konsultime brendapartiake

Press Online18 Gusht 2026 KOSOVË
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Kryetari i LVV-së, Albin Kurti ka thënë se në takimin me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku ka parë vullnetin e LDK-së për t’i sjellë vendit një president të ri e për të evituar zgjedhjet e reja. Gatishmërinë për të propozuar një person që është i respektuar dhe e ushtron me dinjitet funksionin më të lartë shtetëror, e ka shprehur edhe Abdixhiku. Ai ka treguar se me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje janë dakorduar që në takimin e ardhshëm të shkohet me emra konkretë
Gatishmëri për të krijuar stabilitet institucional kanë shprehur Albin Kurti e Lumir Abdixhiku pas takimit që ata patën të martën pasdite në Kuvendin e Kosovës, e që në fokus të tij ishte gjetja e emrit konsensual për postin e presidentit. Edhe lideri i LVV-së e edhe ai i LDK-së nuk përmenden emra të përveçëm pas takimit. Por, të dy thanë se kanë diskutuar për profilin dhe kriteret që duhet t’i përmbushë një kandidat i propozuar për president.

“Takimi shkoi në atmosferë konstruktive edhe e pashë vullnetin e LDK-së që vendit t’ia sjellim një president të ri që nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, që duhet të sigurojmë funksionim demokratik të shtetit dhe që për këtë duhet të ndërtojmë mirëbesim. Diskutuam kriteret për figurën e presidentit apo presidentes nga shumë kënde dhe në disa rrafshe, por në veçanti sa i përket vlerave, meritave dhe kontributeve në shoqëri për kombin mbarë dhe në profesione të caktuara”, tha kryetari i LVV-së, Albin Kurti pas takimit.

I pyetur nga gazetarët rreth emrave potencialë për president, Kurti ka thënë se partive u duhen konsultime të brendshme për këtë çështje.

“Diskutuam hollësisht, thellësisht për kriteret që duhet t’i ketë figura presidenciale, vëzhguar edhe aspektin e viteve dhe dekadave të historisë sonë më të re, shikuam sektorët e ndryshëm të shoqërisë dhe profesioneve, por meqë është proces shumë i ndjeshëm, pa shkuar në konsultime te subjektet tona, në këtë fazë nuk mund të them më shumë se kaq. Nuk është ky vendi ku unë mund të flas për emra”.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku në takim ishte bashkë me deputetët Vjosa Osmani dhe Lutfi Haziri. Pas takimit me kryeministrin në detyrë e njëherësh kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ai ka thënë se janë dakorduar që në takimin e ardhshëm të shkohet me emra konkretë për presidentin a presidenten e Republikës së Kosovës.

“Nuk duam një president të parëndësishëm por një figurë që është e respektuar dhe e ushtron më dinjitet funksionin më të lartë shtetëror. Kosova ka figura të tilla, por gjendja dhe çështja është shumë sensitive. Kërkuam periudhë diskutuese të brendshme brenda subjekteve tona dhe konsultative me shoqërinë secili në mënyrë e vet para se të vijmë me emra konkretë në takimin e ardhshëm. E di që fokusi është për emra specifikë, për këtë na duhet ende kohë. E mira është se gjërat janë shumë më të qarta, kërkojmë vetëm stabilitet institucional. U dakorduam që të vijmë me emra konkretë në takimet e ardhshme por në fund të ketë një emër”, ka thënë Abdixhiku.

Njësoj si Kurti edhe Abdixhiku deklaroi se në këtë takim nuk është diskutuar për emra por për profile. Mundësinë e një marrëveshjeje bashkëqeverisëse me Lëvizjen Vetëvendosje, Abdixhiku e ka quajtur çështje të mbyllur.

“Në këtë takim diskutuam me vullnet të mirë për kriteret dhe profilin potencial të presidentit apo presidentes së ardhshme të Republikës së Kosovës. Ka vullnet të dyanshëm rreth këtij profili se si duhet të duket. Këto kritere janë të qarta; një president që e do Republikën, e mbron Republikën, e ushtron demokracinë në mënyrën më të mirë të mundshme. Jemi vonë shumë, çështja e presidentit duhet ta lirojë Kosovën. Nuk kemi folur për emra”, ka thënë Abdixhiku pas takimit me Kurtin.
Lidhja Demokratike e Kosovës ka hequr dorë nga mundësia e drejtimit të Kuvendit apo nga pjesëmarrja në Qeveri. Ky subjekt ka vendosur të qëndrojë në opozitë, por ka shprehur gatishmërinë që të ndihmojë në formimin e institucioneve të reja, përshirë edhe zgjedhjen e presidentit/tes.

Ndërkohë dy partitë e tjera, Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca, kanë refuzuar të gjitha ftesat për takim të Lëvizjes Vetëvendosje. Këto dy subjekte insistojnë vetëm në konsituimin e Kuvendit, ndërsa nuk deklarohen nëse do të votojnë për presidentin e ri.

LVV-ja në zgjedhjet e qershorit fitoi 53 vende në Kuvend, PDK-ja 22, LDK-ja 18 dhe AAK-ja shtatë. Partia fituese bashkë me votat e komuniteteve joshumicë ka mundësi ta konstituojë Kuvendin dhe ta formojë Qeverinë. Por, për zgjedhjen e presidentit, Kushtetuta kërkon praninë e të paktën 80 deputetëve në sallë në dy rundet e para të votimit. Nëse dështon zgjedhja e presidentit vendi shkon në zgjedhje të reja.

Previous ArticleYmeri: Marrëveshja për thëngjillin me Maqedoninë e Veriut është puro politike
Next Article KE-ja për hapjen e urës së Ibrit: Ka nevojë për përmirësim të koordinimit dhe konsultime

Lajme të ngjashme

Kurti: Qendra për dronë në Podujevë pritet të funksionalizohet në vitin 2027

26 Nëntor 2026 KOSOVË

Maqedonci: Bashkëpunimi Kosovë–Shqipëri, i rëndësishëm për sigurinë e përbashkët

26 Nëntor 2026 KOSOVË

Kuvendi i Kosovës ndan mbi 61 mijë euro për Komisionin Hetimor për rastin e Arlinda Zekajt

26 Nëntor 2026 KOSOVË

Presidentja Shiroka Pula përfaqëson Kosovën në Samitin e liderëve të rajonit Brdo-Brijuni në Ohër

26 Nëntor 2026 KOSOVË

29 vjet nga dalja publike e UÇK, Kuvendi i Kosovës nderon luftëtarët e lirisë, Haxhiu kërkon lirimin e ish-krerëve

26 Nëntor 2026 KOSOVË

Serbia vazhdon narrativën kundër Kosovës edhe në takimin me admiralin e NATO-s

26 Nëntor 2026 KOSOVË
Lajmet e fundit

Kryetari Valbon Limani mirëpret ushtruesen e detyrës së ambasadores amerikane, Nicole Varnes

Press Online27 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, ka mirëpritur sot në takim…

Perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor në fokus të Samitit Bërdo – Brioni në Ohër

Press Online27 Nëntor 2026 MAQEDONI

Perspektiva evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor, zbatimi i reformave të nevojshme…

Presidenti Begaj në Strugë, fokus te shqiptarët, zhvillimi ekonomik dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore

Press Online26 Nëntor 2026 MAQEDONI

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi këtë të enjte një vizitë në…

Zbulohet klauzola sekrete në kontratën e Xhakës, Sunderlandi mori një vendim që nuk e bëri publik

Press Online26 Nëntor 2026 SPORT

Granit Xhaka do të jetë pjesë e Sunderlandit edhe për disa sezone…

Mike Tyson bëhet pjesë e një seriali të njohur turk

Press Online26 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Mike Tyson, një nga emrat legjendarë në historinë e boksit botëror, do…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.