Zyrtarët publikë kanë mbetur pa paga, të paktën për ditën e sotme, për shkak të skadimit të mandatit të ushtruesit të detyrës së drejtorit të Përgjithshëm të Thesarit.
Analisti Sadri Ramabaja është shprehur se nuk do të duhej të ndodhte dhe nuk është mirë që nuk iu ka dalë rroga.
“Kam pasur përvojë të tillë sepse vetë kam punuar dhe s’ka kaluar tre muaj pa pasur vonesa. Kam shpresuar se është kohë e shkuar. Është lëshim institucional, por që nuk do duhej të ndodhte. Nuk Është mirë”, vijoi Ramabaja.


