Krasniqi kujton Fehmi e Xhevë Lladrovcin: Themel i horizontit të lirisë

featured
Press Online
22 Shtator 2024, 12:57

Kreu i Partisë  Demokratike të  Kosovës [PDK], Memli Krasniqi ka thënë  se heronjtë  e lirisë , Fehmi dhe Xhevë  Lladrovci janë  themeli i horizontit të  lirisë  dhe shtetit tonë  sovran.

Krasniqi përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka shkruar se pë r ta më  e shtrenjtë  ishte liria se sa jeta e tyre.

“Për ta, më e shtrenjtë ishte liria sesa jeta. Për të parën do të vdisnin me një buzëqeshje në fytyrë – sepse e dinin se kjo ishte rruga e vetme drejt nderit dhe përjetësisë.

Përgjithmonë mirënjohës ndaj tyre dhe mijëra burrave e grave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që me sakrificë e vetëmohim, u bënë themel i horizontit të lirisë dhe shtetit tonë sovran”, tha Krasniqi.

Krasniqi ka kujtuar edhe heronjtë e tjerë të rënë si Fatime Hetemi, Behxhet Karaxha, Milazim Karaxha, Hamit Lladrovcin dhe Shefqet Zeka.

“Sot, në 26 vjetorin e rënies në altarin e lirisë, kujtojmë me nderim heronjtë Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, së bashku me bashkëluftëtarët e pandashëm Fatime Hetemi, Behxhet Karaxha, Milazim Karaxha, Hamit Lladrovci dhe Shefqet Zeka.

Nga organizimi dhe rezistenca politike, burgjeve jugosllave, e deri në betimin për luftë e liri deri në vdekje, Fehmiu dhe Xheva ishin gjithmonë bashkë. Të dy kishin lidhur fatin e tyre personal me fatin e Kosovës”, shkroi Krasniqi.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter