Një person ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga të shtënat me armë zjarri që ndodhën në orët e mbrëmjes të së dielës në lagjen Aktash të Prishtinës.
Prokuroria e Prishtinës ka konfirmuar të dielën se vetëm njëri nga të plagosurit ka ndërruar jetë.
Nga ana e Qendrës Emergjente është thënë se nga sulmi me armë zjarri janë lënduar pesë persona, ku tre prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Mjeku kujdestar në Qendrën Emergjente, Avdush Bajgora, ka konfirmuar për Dukagjinin se të plagosurit janë duke u trajtuar në QKUK.
Ai ka informuar shkurtimisht se pacientët po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Ngjarja dyshohet të ketë filluar në një lokal e më pas ka kaluar edhe në rrugë.
Përveç 5 të plagosurve që janë në intensivë, që automatikisht llogariten të arrestuar, Policia ka ndaluar edhe një person tjetër, ndërsa janë në kërkim të së paku edhe dy personave të tjerë të dyshuar.
“Bashkë me prokurorin kujdestar, me krimteknikën, policët shtesë të angazhuar. Janë dy familje të cilat si pasojë e një mosmarrëveshje të mëhershme kanë qenë të përfshira edhe sot në ngjarje”, ka thënë kryeprokurori Zejnullah Gashi për Kallxo.com.
Të shtënat me armë zjarri, dyshohet se njëri nga të plagosurit është Salih Sekiraqa


