Misioni i NATO-s, KFOR ka bërë të ditur se dje trupat italiane nga rezervat e saj kanë përfunduar dislokimin e tyre.
Ato do të zëvendësojnë rezervat që largohen në Greqi dhe Bullgari.
Njësiti italian përbëhet nga Regjimenti i 5-të i Këmbësorisë së Brigadës AOSTA dhe nga personeli shtesë i Karabinierisë Italiane.
Batalioni do të vendoset në Kampin Villaggio Italia për disa muaj.
“Njësia përbëhet nga regjimenti i 5-të i këmbësorisë i Brigadës AOSTA, dhe nga personeli shtesë i Karabinierisë italiane. Batalioni do të vendoset në Camp Villaggio Italia për disa muaj. Ai do të kryejë një sërë aktivitetesh, duke përfshirë patrullimet, dhe do të përdoret në përgjigje të çdo zhvillimi përkatës të situatës së sigurisë”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.
KFOR-i ka ripërsëritur edhe një herë se mbetet i përgatitur mirë për të trajtuar çdo skenar të sigurisë.
“Do të kryejë një sërë aktivitetesh, duke përfshirë patrullimet dhe do të angazhohet në reagim ndaj çdo zhvillimi përkatës të situatës së sigurisë”, është thënë nga KFOR.


