Franca dënon ashpër “veprimet e njëanshme” të Qeverisë së Kosovës

featured
Press Online
09 Gusht 2024, 16:15

Franca ka deklaruar se dënon ashpër “shtimin e veprimeve të njëanshme” të Qeverisë së Kosovës në veri të vendit, duke theksuar se këto veprime ndikojnë në jetën e përditshme të komunitetit serb.

Në një reagim zyrtar, Ministria e Jashtme e Francës ka paralajmëruar se këto veprime rrezikojnë përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, çka mund të pengojë realizimin e perspektivës evropiane të dy venE madhee.

“Franca u bën thirrje autoriteteve kosovare që të përmbahen nga çdo veprim i ri i njëanshëm, i cili do të kontribuonte më tej në përshkallëzimin e tensioneve,” thuhet në deklaratë.

Ministria e Jashtme e Francës gjithashtu ka inkurajuar të dyja palët të kthehen në tryezën e bisedimeve, nën kujdesin e Bashkimit Evropian, për të përparuar në zbatimin e marrëveshjes Bruksel-Ohër.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter