Rama ndan pamje nga bregdeti i Ksamilit: Turistët shprehen të kënaqur me mikpritjen dhe peisazhin

featured
Press Online
09 Gusht 2024, 05:23

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga bregdeti i Sarandës dhe Ksamilit, ndërsa shkruan se turistët janë të kënaqur me zgjedhjen e tyre. Ai thekson se vizitorët janë shprehur të lumtur për mikpritjen, plazhet dhe atraksionet shqiptare.

“Turistët që po pushojnë në bregdetin e Sarandës e të Ksamilit nuk mund të shpreheshin më të kënaqur me zgjedhjen e tyre të kësaj vere për plazhet, mikpritjen, peizazhet, po edhe atraksionet historike e kulturore siç është Butrinti i mahnitshëm”, shkruan ai.

Kryeministri Rama ka theksuar vazhdimisht se objektivi i tij mbetet që Shqipëria të kthehet në kampione e turizmit në rajon./vizionplus.tv

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter