Paris Hilton ka zgjuar nostalgjinë e miliona fansave, pasi ka ndarë disa fotografi të papublikuara më parë nga prapaskenat e videoklipit të këngës së saj ikonike “Stars Are Blind”, në kuadër të 20-vjetorit të publikimit të hitit.

45-vjeçarja publikoi në Instagram imazhe ekskluzive nga xhirimet e videoklipit të realizuar në vitin 2006, ku shfaqet me stilin karakteristik të asaj periudhe dhe me veshje verore që rikthejnë atmosferën e viteve kur kënga pushtoi klasifikimet muzikore në mbarë botën.

Fotografitë u bënë menjëherë virale, ndërsa ndjekësit nuk vonuan të komentonin për pamjen e saj. Shumë prej tyre u shprehën të habitur se sa pak ka ndryshuar Hilton gjatë dy dekadave të fundit, duke theksuar se ajo duket pothuajse identike me kohën kur kënga u publikua.
Mes komenteve të shumta, fansat vlerësuan jo vetëm kujtimet që riktheu kënga, por edhe faktin që Paris ka ruajtur imazhin e saj karakteristik ndër vite.

Në mesazhin që shoqëronte postimin, Hilton shprehu emocionet e saj për këtë përvjetor të rëndësishëm.
Nesër, më 5 qershor, ‘Stars Are Blind’ mbush 20 vjet. Kur shoh këto fotografi nga seti i videoklipit, ndihem jashtëzakonisht mirënjohëse. Ajo që nisi si një këngë, u kthye në kolonën zanore të shumë kujtimeve, udhëtimeve, festave dhe momenteve të veçanta për njerëzit në të gjithë botën
-shkroi ajo.

Ndërkohë, jeta e Paris Hilton ka marrë një drejtim krejt tjetër krahasuar me vitet e para të famës. Ajo është e martuar me biznesmenin Carter Reum dhe është nënë e dy fëmijëve, Phoenix dhe London, duke vazhduar njëkohësisht të mbetet një nga emrat më të njohur dhe më me ndikim në industrinë e argëtimit amerikan.





