PD: T’i hiqet mandati deputetit të PS, Vullnet Sinaj përfitoi 36 mijë euro nga buxheti i shtetit

featured
Press Online
09 Gusht 2024, 04:31

Partia Demokratike i kërkon Kuvendit të nisë procedurën parlamentare për t’i hequr mandatin deputetit socialist Vulllnet Sinaj. Në mocionin e firmosuar nga 14 deputetë të opozitës grupi parlamentar i PD-së pretendon se socialisti Vullnet Sinaj është përfitues i fonE madhee nga buxheti i shtetit edhe pse me kushtetutë atij i ndalohet.

Sipas dokumenteve të vëna në dispozicion nga opozita në nëntë transaksione të kryera rezulton se përmes rrjetit të tij të supermarketeve, Vullnet Sinaj përfitoi 36 mijë euro të ardhura nga buxheti i shtetit.

Lexo edhe :

Related Posts

Kerkesën e saj Partia Demokratike e mbështet në 30 prova. Sipas tyre rrjeti i supermarketeve vijon të jetë në pronësi të Vullnet Sinaj edhe pas fitimit të mandatit të deputetit, pasi ai ka bërë vetëm transferim të kuotave te persona të dytë, por jo tjetërsim të tyre. Fitimet nga pronësia e kompanive kanë shkuar si divident për vetë deputetin prej vitit 2019.

Mbështetur në pikën tre të nenit 70 të kushtetutës ku deputetit i ndalohet të përfitojë fonde nga arka e shtetit, PD i kërkon kryeparlamentares Elisa Spiropali të mbledhë Këshillin e Mandateve për shqyrtimin e mocionit të paraqitur nga 1 e 10 e deputetëve dhe ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese për të shqyrtuar papajtueshmërinë e mandatit të deputetit Vullnet Sinaj.

Mocioni për zhveshjen e socialistit nga petku i deputetit, vjen pasi kryesocialisti Edi Rama në kongresin e fundkorrikut bëri me dije se me kërkesën e Vullnet Sinaj ai do të largohet nga politika. Për parlamentaret e ardhshme ai nuk do të jetë në listën e kandidatëve për deputet në qarkun e Vlorës.

Në reagimin në facebook, deputeti socialist deklaron se nuk ka përfituar asnjë lekë si para dhe pas të qenit deputet. Ai shkruan se prej 2017 i është përkushtuar vetëm politikës dhe se është tërhequr nga sipërmarrja private./vizionplus.tv

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter