Mandati i Xhaçkës, Spiropali thërret Këshillin e Legjislacionit, zbulohet data e mbledhjes

featured
Press Online
09 Gusht 2024, 03:13

Mbledhja e Këshillit për Legjislacionin do të zhvillohet më datën 27 gusht ora 11:00, jashtë sesionit parlamentar.

Njoftimi  është bërë i ditur nga kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali.

Gjatë kësaj mbledhje do të shqyrtohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për mandatin e deputetes Olta Xhaçka, pasi sipas gjykatës vendimi i saj i parënuk është zbatuar nga Kuvendi.

“Këshilli për Legjislacionin do të mblidhet për të shqyrtuar vendimin nr. 55, datë 10.07.2024, të Gjykatës Kushtetuese. ju njoftojmë se në datën 27 Gusht, ora 11:00, në Kryesinë e Kuvendit, do të zhvillohet jashtë sesionit parlamentar, mbledhja e Këshillit për Legjislacionin. (Urdhër Nr. 54, datë 08.08.2024, i Kryetares së Kuvendit, znj. Elisa Spiropali.) Këshilli për Legjislacionin do të mblidhet për të shqyrtuar vendimin nr. 55, datë 10.07.2024, të Gjykatës Kushtetuese”, njofton Kuvendi. /vizionplus.tv

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter