Haradinaj: Kurti mbrojti të arrestuarin e jo Prokurorinë

Press Online
26 Prill 2023, 13:09

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se mbrojti të arrestuarin Nagip Krasniqi, kryeshefin e pezulluar të KEK-ut, dhe sulmoi Prokurorinë, pasi sipas tij, Kurti është i shantazhuar nga “dostat”.

Sipas Haradinajt, Kurti është krijues i korrupsionit me lidhje të shkurtër pasi nuk i beson askujt përveç “dostave” të vet.

“Kryeministri Kurti, LVV, e kanë përcaktim lidhjen e shkurtë si model të korrupsionit. Kurti personalisht ka intervistu anëtarë të Bordit të ujësjellësit. Nuk ka mundur askush të marrë pozitë pa u intervistuar nga Albin Kurti. Ai është krijuesi i korrupsionit me lidhje të shkurtër. Ai ka shprehur mosbesim në të gjithë të tjerët dhe ka besuar qe vetëm dostat e tij janë të pakorruptuar dhe nëse prokurori nuk është dost i tij ai është i korruptuar. Kryeministri i Kosovës e ka mbrojtur njeriun e arrestuar dhe jo Prokurorinë. A e dini pse? Se është i shantazhuar nga dostat. Pozicionimi në anën e dostave është krim ndaj ligjit, ndaj demokracisë, është vepër penale. Unë besoj shumë këta njerëz e kanë një zor të madh. Sepse ai e din që krejt sistemin që e ka ndërtu e ka të dostave”, ka thënë Haradinaj.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter