Wikipedia më në fund lançon një Dark Mode

featured
Press Online
15 Korrik 2024, 14:47

Një gjysmë dekade më parë shumë aplikacione filluan të implementonin dark mode. Këtu përfshiheshin YouTube, Twitter, Facebook, Hulu dhe WhatsApp.

Apple dhe Google filluan të ofronin modalitetin e errët në sistemet operative mobile në 2018-ën. Wikipedia më në fund ka zënë këtë grup aplikacionesh dhe filloi implementimin e modalitetit të errët për versionin mobil të uebsajtit në 2024.

Nëse keni vizituar Wikipedia nga smartfoni këtë javë, me shumë gjasa keni vënë re një dritare e cila thotë se Dark Mode është i gatshëm për tu përdorur.

Ja sesi mund ta aktivizoni:

  • Shkoni në uebsajtin e Wikipedia
  • Klikoni menunë Hamburger
  • Klikoni Settings
  • Nën seksionin Color, zgjidhni opsionin “Dark”

Wikipedia thotë se është funksionalitet eksperimental dhe se përdoruesit mund të hasin probleme.

/PCWorld Albanian

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter