Një gjysmë dekade më parë shumë aplikacione filluan të implementonin dark mode. Këtu përfshiheshin YouTube, Twitter, Facebook, Hulu dhe WhatsApp.
Apple dhe Google filluan të ofronin modalitetin e errët në sistemet operative mobile në 2018-ën. Wikipedia më në fund ka zënë këtë grup aplikacionesh dhe filloi implementimin e modalitetit të errët për versionin mobil të uebsajtit në 2024.
Nëse keni vizituar Wikipedia nga smartfoni këtë javë, me shumë gjasa keni vënë re një dritare e cila thotë se Dark Mode është i gatshëm për tu përdorur.
Ja sesi mund ta aktivizoni:
- Shkoni në uebsajtin e Wikipedia
- Klikoni menunë Hamburger
- Klikoni Settings
- Nën seksionin Color, zgjidhni opsionin “Dark”
Wikipedia thotë se është funksionalitet eksperimental dhe se përdoruesit mund të hasin probleme.
/PCWorld Albanian



