Për herë të parë Apple lejon një emulator PC në App Store

featured
Press Online
15 Korrik 2024, 13:46

Emulatori i lojërave retro PC UTM SE tani është i disponueshëm në App Store për iPhone, iPad dhe Apple Vision Pro, duke u bërë hera e parë që Apple ka lejuar një emulgator PC për iOS në dyqanin e saj të aplikacioneve.

UTM SE do të lejojë lojërat klasike PC por së pari duhet të shkarkoni makinën virtuale të integruar ose mund të krijoni një të tuajën nga fillim.

Apple më herët kishte refuzuar UTM SE, por ekipi pas aplikacionit njoftoi në rrjetin social X se kishte arritur të ecte përpara me versionin e fundit falë mbështetjes së një zhvilluesi tjetër dhe përmbushur kriteret e Apple.

Zhvilluesit gjithashtu thanë se UTM SE së shpejti do të vinte në dyqanet alternative të aplikacioneve si AltStore PAL i cili do ta hapte për përdoruesit në Europë. /PCWorld Albanian

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter