Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me homologun nga Franca, Emmanuel Macron në kuadër të Samitit të NATO-s në Washington D.C me të cilin tha se ka pasur një diskutim përmbajtësor.
Në takim është diskutuar për të ardhmen euroatlantike të Kosovës, reformat në fushën e sundimit të ligjit dhe forcimin e marrëdhënieve dypalëshe.
“Diskutim përmbajtësor me Presidentin Macron në Samitin e NATO-s në Washington D.C lidhur me të ardhmen euroatlantike të Kosovës, reformat në fushën e sundimit të ligjit dhe forcimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Francës”, ka shkruar Osmani në Faceboook.


