Galaxy S24 Ultra përgatitet për një përditësim madhor në Gusht

featured
08 Korrik 2024, 21:44

Galaxy S24 Ultra do ka qenë i disponueshëm prej pothuajse 6 muajsh por Samsung ende po bën optimizime të kamerës për të rregulluar problemet e shfaqura dhe përmirësuar performancën.

Sipas një raporti të fundit, kompania ka planifikuar të lançojë një përditësim në muajin Gusht për të përmirësuar kamerën, megjithatë problemet e mëdha do të mbeten të parregulluara.

Sipas Ice Universe, përditësimi i ardhshëm i softuerit të Samsung përmirëson shumë funksione të kamerës si:

Balancimi i të bardhës

  • Optimizim i HDR
  • Optimizim i përpunimit
  • Optimizim i ekspozimit
  • Optimizim i fytyrës
  • Optimizim i zmadhimit në video

Insajderi thotë se ende nuk ka një zgjidhje për problemet e shfaqura me telefoton dhe modalitetin e natës mbi 10x duke sugjeruar se përditësime të tjera priten në të ardhmen në këtë departament.

/PCWorld Albanian

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter