Bashkëthemeluesi dhe shkencëtari kryesor i OpenAI Ilya Sutskever largohet nga kompania

featured
Press Online
06 Korrik 2024, 22:44

Ilya Sutskever njoftoi përmes rrjetit social X se do të largohej nga OpenAI pothuajse një dekadë pasi bashkëthemeloi kompaninë.

Ai ka besimin e OpenIA do të ndërtojë inteligjencën artificiale të përgjithshme e cila është e sigurte dhe sjell përfitime të mëdha nën lidershipin e CEO Sam Altman, Presidentit Greg Brockman dhe CTO Mira Murati.

Në postimin e tij për largimin e Sutskever, Altman e quajti si një prej mendjeve më të mëdha të gjeneratës sonë duke e kredituar për punën e tij në kompani.

Ish drejtori i kërkimeve pranë OpenAI, Jakub Pachocki do të marrë rolin e Sutskever si Krye Shkencëtari.

Ndërsa Sutskever dhe Altman lavdëruan njëri-tjetrin në mesazhet e tyre të lamtumirës, vitin e kaluar ato të dy u përfshinë në skandalin më të madh të kompanisë.

Në Nëntor të 2023 bordi drejtues i OpenAI shkarkoi Altman dhe Brockman duke thënë se nuk kishin më besim tek ta dhe Sutskever i cili ishte pjesë e bordit mbështeti vendimin.

Altman dhe Brockman u kthyen 5 ditë më vonë dhe bordi që kishte marrë vendimin për largimin e tyre u shpërbë për tu zëvendësuar nga një i ri.

/CIO Albanian

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter