Të gjitha shërbimet shëndetësore dixhitale në dispozicion, janë të integruara në një vend në ueb platformën “e-shëndetësia”, thotë ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, i cili e promovoi platformën bashkë me UNICEF. Platforma ka seksione si ekzaminimi, imunizimi, regjistrat, shëndeti dixhital dhe lista e raporteve. Faqja përmban informacione për numrin e recetave dhe rekomandimeve të lëshuara.
Qëllimi i kësaj ueb platforme, siç u tha nga “Termi im”, është që të bëhet një vend që do të ofrojë informacione të natyrës publike lidhur me shëndetin, përshkrimin dhe promovimin e programeve aktuale në dispozicion të qytetarëve, regjistrat në fushën e shëndetësisë si dhe raporte analitike. Është në dispozicion në maqedonisht dhe shqip dhe ka mundësinë e kërkimit me fjalë kyçe. (TV21)



