Informacion mbi terminet, raportet e vaksinat/ Nëpërmjet platformës “E-shëndetësisë” të gjitha informacionet e nevojshme

featured
Press Online
24 Prill 2023, 16:04

Të gjitha shërbimet shëndetësore dixhitale në dispozicion, janë të integruara në një vend në ueb platformën “e-shëndetësia”, thotë  ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti,  i cili e promovoi platformën bashkë me UNICEF. Platforma ka seksione si ekzaminimi, imunizimi, regjistrat, shëndeti dixhital dhe lista e raporteve. Faqja përmban informacione për numrin e recetave dhe rekomandimeve të lëshuara.

Qëllimi i kësaj ueb platforme, siç u tha nga “Termi im”, është që të bëhet një vend që do të ofrojë informacione të natyrës publike lidhur me shëndetin, përshkrimin dhe promovimin e programeve aktuale në dispozicion të qytetarëve, regjistrat në fushën e shëndetësisë si dhe raporte analitike. Është në dispozicion në maqedonisht dhe shqip dhe ka mundësinë e kërkimit me fjalë kyçe. (TV21)

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter