Kandidati i VV-së: Fituam zgjedhjet në Mitrovicën e Veriut, do jem kryetar i të gjithëve

featured
Press Online
24 Prill 2023, 02:30

Lëvizja Vetëvendosje ka nisur tashmë festën për fitore në zgjedhjet e jashtëzakonshme në Mitrovicë të Veriut. Kandidati i kësaj partie, Erden Atiq, ka njoftuar se ka fituar zgjedhjet në këtë komunë.

Atiq thotë se ai do të jetë kryetar i të gjithëve, pa dallim.

“Kemi fitu. Unë si kandidat kam dalë fitues i këtyre zgjedhjeve. I falënderoj të gjithë ata që më kanë votuar dhe ata që nuk më kanë votuar, do të jem kryetar për të gjithë. Na presin punë të mëdha përpara. I ftoj qytetarët që të kenë besim në insitutcionin e komunës me mua në krye”, tha Atiq.

Kundërshtarë të tij për qeverisje në këtë komunë ishin Taulant Kelmendi (PDK) dhe Betim Osmani (Iniciativa Qytetare Mitrovica).

Pak minuta më parë, Atiq tha për “Indeksonline” se tashmë ishte tejet optimist në triumfin e tij, duke përshëndetur projektet që në bashkëpunim me qeverisjen qendrore do të realizohen për qytetarët.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter