Sonte rreth orës 19:00 është therrur një person me thikë në Orllan të Podujevës. Rastin e ka konfirmuar për Insajderin zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Ahmeti…
Sonte rreth orës 19:00 është therrur një person me thikë në Orllan të Podujevës.
Rastin e ka konfirmuar për Insajderin zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti tha se i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor. Ndërsa tre persona të dyshuar janë duke u intervistuar në Polici lidhur me rastin.
“Sot rreth orës 19:00, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në fshatin Orllan të Podujevës. Në këtë rast nga një mjet i mprehtë (thikë) është lënduar një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti. Aktualisht në stacion policor po intervistohen tre persona të cilët dyshohet të jenë të përfshirë në rastin në fjalë”.


