Ministrja e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla, ka mbajtur takim me ministrin e Çështjeve Evropiane të Finlandës, Anders Adlercreutz. Në takim u diskutua për procesin e anëtarësimit të Kosovës në…
Ministrja e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla, ka mbajtur takim me ministrin e Çështjeve Evropiane të Finlandës, Anders Adlercreutz.
Në takim u diskutua për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, sukseset e jashtëzakonshme të Kosovës në ngritjen e standarteve të demokracisë dhe shtetit ligjor, përparimin në ekonomi dhe perspektivën euroatlanktike të Kosovës.
Duke vlerësuar gjendjen e të drejtave të njeriut dhe atyre të komuniteteve joshumicë, ministrja Gërvalla shprehu mirënjohjen e saj për mbështetjen e vazhdueshme të Finlandës.


