Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve ka kritikuar Qeverinë Kurti për komunikimin me sindikatat e punëtorëve. Hoti ka kritikuar Kurtin për mashtrim kundrejt…
Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve ka kritikuar Qeverinë Kurti për komunikimin me sindikatat e punëtorëve.
Hoti ka kritikuar Kurtin për mashtrim kundrejt sindikatave, teksa shtoi se komunikimi i qeverisë me sindikatat është joekzistent.
“Slogani ‘Drejtësi dhe punësim’ ka qenë mashtrim i tipit të komunizmit, kur njerëzit mashtroheshin se do ketë barazi, por e përjetonin shtypjen dhe poshtërimin”, ka shkruar Hoti.


