Buxheti është dëmtuar me mbi 2.5 milionë euro, u tërhoq ndihma e paligjshme sociale për 1134 persona

featured
Press Online
16 Prill 2024, 14:56

Buxheti i Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale është dëmtuar për më shumë se 2,5 milionë euro, për faktin se mbi 1100 persona në mënyrë të kundërligjshme kanë marrë ndihmë sociale për një vit e gjysmë, informoi ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Gjoko Vellkovski, shkruan PRESSonline.al

Prandaj, ndihma për ata persona është tërhequr në 12 muajt e ardhshëm dhe arsyeja për këtë është se përfituesit e ndihmës kanë pasur një automjet në emër të tyre, gjë që është në kundërshtim me rregulloret ligjore për marrjen e ndihmës sociale.

Për dallim nga Vellkovski, zëvendësministrja shtesë Jovanka Trençevska konsideron se pagesa e të drejtave është larg nga përvetësimi, por vazhdim i, siç tha ajo, fushatës negative të VMRO-DPMNE-së.

-Gjatë krizës së COVID-19, sistemi i mbrojtjes sociale ishte fleksibël dhe gjithëpërfshirës për të siguruar burime financiare shtesë për kategoritë e rrezikuara sociale të qytetarëve. Rivendosja e stabilitetit të sistemit nuk mund të ndodhë brenda një dite. Për këtë qëllim, në janar 2024 u nënshkrua memorandumi i bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale për shkëmbim të informacioneve në kohë reale. Deri atëherë të dhënat me Ministrinë e Punëve të Brendshme shkëmbeheshin përmes USB-së. Pas konstatimit të parregullsive në pagesë, të drejtat janë ndërprerë dhe janë nënshkruar marrëveshjet për kthimin e mjeteve – potencoi Jovanka Trençevska – Zëvendësministre shtesë për Punë dhe Politikë Sociale, përcjell PRESSonline.al

Ministri teknik Vellkovski njoftoi se organet hetuese do të konstatojnë se i kujt është faji për pagesën e kundërligjshme të ndihmës sociale, sepse siç theksoi ai nuk është as hetues e as prokuror.

Sipas tij, manipulimi është sistematik dhe në të, siç tha ai, me gjasë janë përfshirë disa persona, për të cilët është nisur një inspektim i jashtëzakonshëm.(PRESSonline.al)

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter