Bora Zemani ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj në Instagram me një postim frymëzues, në kuadër të datës simbolike 11.11, e cila njihet për energjinë e saj pozitive dhe mundësitë e reja.
Në një Instastory, moderatorja ka ndarë një fotografi të bukur ku shfaqet duke ecur përqafuar djalin e saj, Arborin, në një peizazh natyror gjatë perëndimit të diellit, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe reflektive.
Me këtë postim, Bora ka ndarë disa mendime mbi rëndësinë e vetëdijes dhe qëllimeve personale, duke e inkurajuar publikun të reflektojë mbi dëshirat e tyre të vërteta.
Ajo shpjegon se data 11/11 simbolizon fillimet e reja dhe harmoninë me veten, si dhe fuqinë e qëllimeve që vendosim. Në numerologji, ora 11:11 është e lidhur me zgjimin e vetëdijes dhe intuitën, duke e bërë këtë moment të veçantë për manifestim.
Bora i sugjeron ndjekësve të ndajnë disa momente për veten e tyre, të përcaktojnë qëllime të qarta dhe të lënë pas gjithçka që nuk u shërben më, duke theksuar rëndësinë e përqendrimit te gjërat që dëshirojnë të krijojnë.
Ajo gjithashtu thekson se edhe një moment i shkurtër qetësie apo meditimi, i kushtuar vetes në këto data, mund të ketë një vlerë të madhe, duke e shoqëruar mesazhin e saj me një emoji zemre.
Por çfarë e bën 11:11 kaq të veçantë? Në botën e spiritualitetit dhe numerologjisë, ky moment njihet si një nga “numrat e engjëjve” dhe lidhet me konceptin e sinkronicitetit, duke u bërë një mundësi për të reflektuar mbi mendimet dhe dëshirat tona.
Numri 1 simbolizon fillimet e reja dhe aftësinë për të krijuar realitetin përmes mendimeve dhe veprimeve tona. Kur ky numër përsëritet në formën 11:11, kuptimi i tij bëhet edhe më i fuqishëm, duke na ftuar të jemi më të vetëdijshëm për atë që duam të sjellim në jetën tonë.
Disa e interpretojnë këtë moment si një shenjë simbolike të universit, që na inkurajon të jemi të qartë mbi synimet tona dhe të përqendrohemi në krijimin e realitetit që dëshirojmë.



