Numri i viktimave nga të shtënat me armë zjarri në Poloni është rritur sërish.
Të paktën gjashtë persona kanë mbetur të vrarë nga të shtënat në qytetin jugor të Krakovit, ka bërë të ditur administrata rajonale, raporton SkyNews.
Ndërkohë, të paktën 15 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Më herët, policia kishte raportuar për të paktën pesë viktima dhe rreth një duzinë të plagosurish.


