Të rinjtë mund të fitojnë aftësi dhe shkathtësi të reja përmes Planit Operativ të Punësimit, duke përfituar mbështetje nga mentorët për t’u bërë më konkurrues në tregun e punës. Këtë e theksoi ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, në emisionin „Pas Numrave“ në TVM2.
Durmishi nënvizoi rëndësinë e praktikës profesionale gjatë studimeve, si mundësi që studentët të fitojnë përvojë dhe t’i zhvillojnë aftësitë e tyre në mjedisin e punës.
Ai theksoi gjithashtu nevojën për bashkëpunim mes sektorit privat dhe universiteteve, me qëllim orientimin e studentëve drejt profesioneve për të cilat mungojnë kuadro dhe rritjen e mundësive të tyre për punësim.


