100 gola me fanellën e Real Madridit janë një arritje e jashtëzakonshme për Kylian Mbappen, por një analizë e statistikave ka nxjerrë në pah një kontrast interesant mes francezit dhe skuadrës së tij.
Plot 21 nga këto 100 realizime kanë ardhur nga penalltitë, ndërsa sulmuesi ka shndërruar në gola 21 prej 26 ekzekutimeve nga pika e bardhë.
Megjithatë, statistika që tërheq më shumë vëmendje lidhet me prodhimtarinë e dy rivalëve të mëdhenj në kampionatin spanjoll.
Prej transferimit të Mbappes te Real Madridi, Barcelona ka realizuar 316 gola në La Liga, kundrejt 267 të madrilenëve. Diferenca është plot 49 gola në favor të skuadrës katalunase.
Kështu, pavarësisht numrave mbresëlënës të Mbappes, Barcelona ka treguar më shumë fuqi ofensive si skuadër.
Një tjetër dëshmi se golat individualë nuk garantojnë domosdoshmërisht suksesin kolektiv. /Gazeta Express


