Arben Taravari, lideri i Aleancës për Shqiptarët (ASH), e cila është pjesë e koalicionit me BDI-në, nuk ka dalë me ndonjë mesazh publik përkrahjeje për kandidatin Arkin Jahiu në Bërvenicë.
Pavarësisht bashkëpunimit politik në kuadër të koalicionit, deri më tani nuk është parë ndonjë deklaratë apo thirrje publike nga Taravari në mbështetje të Jahiut i cili garon në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale në Bervenicë.
Nga ana tjetër, mediat raportuan se bashkëshortja e Arben Taravarit, Nora Taravari, është punësuar në një universitet shtetëror së fundmi, edhe pse kandidatët tjerë ishin shumë më të kualifikuar për atë pozitë.


