Banka Kombëtare e Serbisë i revokoi licencën Alta Banka-s, e bllokuar që nga 30 tetori, për shkak të përkeqësimit të ndjeshëm financiar. Në Serbi qytetarët sot presin në radhë për të tërhequr paratë, shkruan PressOnline.al
Në Maqedoni, e njëjta bankë hyri me lejen që ia dha më 10 shtator 2025 Bujare Abazi, kryetare e Komisionit të Letrave me Vlerë, duke ia mundësuar kësaj banke që të blejë aksione.
Kush është Bujare Abazi? Është dora e djathtë e Arben Taravarit. Ish-nënkryetare e ASH-së, e emëruar drejtore e Postës nga vetë Taravari, dhe më pas e propozuar prej tij për kryetare të Komisionit.
Dhe ku është sot Taravari? Në krah të Ali Ahmetit. ASH e Taravarit sot është partnere e koalicionit të BDI-së.
Pra, zinxhiri është i qartë.
Banka që sot u shpall e falimentuar në Serbi dhe që sipas LSDM-së ka nisur transferta të dyshimta drejt Shkupit dhe Moskës, u fut në zemër të sistemit financiar të Maqedonisë nga njerëzit e Taravarit.


