Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama është duke u intervistuar në Prokurorinë Speciale.
I menjëhershëm ishte reagimi nga Vetëvendosje. Asamblisti i kësaj partie, Gëzim Sveçla ka publikuar një dokument që LVV-ja e kishte denoncuar.
“Plot 1 milion e 48 mijë euro i ka paguar Komuna e Prishtinës për shërbimet e ofruara nga Zyra e Arkitektit të Kryeqytetit, vetëm për dy muaj, tetor dhe nëntor të vitit 2023.
Shërbimi i ofruar me vlerë mbi 1 milion euro, sipas përshkrimit në faturë, ka qenë – KONSULENCË!!
Ndërkohë, kontrata e përgjithshme për këtë projekt kap vlerën prej 12 milionë eurosh.
Tre vjet më vonë, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është thirrur për t’u intervistuar në cilësinë e të dyshuarit nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, pikërisht lidhur me këtë projekt të cilin si Lëvizje VETËVENDOSJE! e kemi denoncuar qysh nga dita e pare”, ka shkruar ai në Facebook.


