Trajneri i Brazilit, Carlo Ancelotti, shpalli listën e lojtarëve për ndeshjet miqësore të Kombëtares kundër Japonisë dhe Singaporit në muajin nëntor, sërish duke u mbështetur fuqimisht te të rinjtë, ndërsa pesë herë kampionët e botës vazhdojnë procesin e rindërtimit pas një Kupe Bote zhgënjyese.
Brazili do të zhvillojë ndeshje miqësore në Singapor: më 14 nëntor kundër Japonisë dhe më 17, ndaj vendit pritës. Në total, skuadra përfshin nëntë lojtarë të moshës olimpike dhe 15 nën 23 vjeç, çka tregon përpjekje për rinovimin e brezave.
Për t’iu shkuar në ndihmë klubeve vendase të përfshira në gara të ngushta për titujt kampionë, stafi teknik vendosi të mos përfshijë lojtarë nga ekipet në garë direkte për trofetë vendas.
Klube të mëdha si Palmeiras, Flamengo e Atlético Mineiro mbetën pa përfaqësues në këtë grup.
Prezenca e Raphinhas në këtë listë nuk është pritur mirë nga Barça, që i kishte kërkuar italianit të mos e grumbullonte sulmuesin, të cilit i duhet të udhëtojë gjatë në avion.


