Gjykata Kushtetuese ka vendosur kalimin në seancë gjyqësore të kërkesës së Partisë Demokratike kundër ratifikimit të marrëveshjes së huasë ushtarake prej 302 milionë dollarësh mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Partia Demokratike ka sqaruar se nuk kundërshton marrëveshjen me aleatin strategjik të Shqipërisë, por mënyrën se si ajo u miratua në Kuvend.
Sipas opozitës, procedura parlamentare nuk ka respektuar rregullat kushtetuese, ndaj çështja iu drejtua Gjykatës Kushtetuese.
Me kalimin e kërkesës në seancë gjyqësore, pritet që gjykata të shqyrtojë pretendimet e opozitës dhe të vendosë nëse procedura e ndjekur për miratimin e marrëveshjes ka qenë në përputhje me Kushtetutën.
Vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese do të përcaktojë nëse ka pasur shkelje kushtetuese në procedurën parlamentare të ratifikimit të marrëveshjes.


