Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, në Bruksel është takuar me Gert Jan Koopman, drejtor të përgjithshëm për Zgjerimin dhe Fqinjësinë Lindore në Komisionin Evropian, me të cilin ka diskutuar për avancimin e reformave dhe integrimin gradual të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.
“Integrimi evropian duhet të sjellë mundësi konkrete për qytetarët dhe bizneset tona”, theksoi Sali, duke nënvizuar se përkushtimi ndaj reformave duhet të shoqërohet me mbështetje të qëndrueshme evropiane dhe mundësi më të mëdha për pjesëmarrje në politikat dhe programet e BE-së.
Sali theksoi se puna vazhdon që perspektiva evropiane e vendit të bëhet gjithnjë e më e prekshme, deri në anëtarësimin e plotë në Bashkimin Evropian.


