Me propozim të Prokurorisë Themelore Publike në Koçan, është marrë vendim që Iva Mihailova, e akuzuar për vepër të rëndë penale kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion, të gjykohet në mungesë, pasi ajo nuk është e arritshme për organet shtetërore.
Seanca e ardhshme gjyqësore është caktuar për 9 nëntor 2026, në orën 09:00, njoftoi Prokuroria.


