Ilaz Leskovica, kryetar i degës së BDI-së në Shuto Orizare, ka komentuar në statusin e kryeministrit shqiptar Edi Rama, duke e cilësuar atë si “Kryeministri më i mirë i kohës moderne”.
Komenti i Leskovicës vjen në kohën kur studentë shqiptarë kanë dalë në protesta në Tiranë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Përkrahja publike e kreut të BDI-së në Shutkë ndaj Ramës, në këtë moment, bie në kontrast me kërkesat e protestuesve që kundërshtojnë qeverisjen e tij.
Leskovica nuk ka dhënë ndonjë sqarim të mëtejshëm në komentin e publikuar, ku Ramën e vlerëson si kryeministrin më të mirë të kohës moderne.



