Sevilja ndihet e vjedhur ndaj Realit. Madrilenët fituan 4-1 në shtëpi, ndërsa Sevilja pretendon se u dëmtua nga gjykimi.
DEKLARATA E SEVILJAS
Për kërkesën drejtuar LaLigës për dhënien e shpjegimeve mbi kriteret e realizimit audiovizual dhe takimin me CTA-në
Sevilla FC i ka dërguar një ankesë zyrtare Departamentit të Garave të LaLigës, pas ngjarjeve të ndodhura gjatë ndeshjes së zhvilluar më 18 tetor 2026, në stadiumin “Santiago Bernabeu”, kundër Real Madrid.
Nëpërmjet kësaj shkrese, të nënshkruar nga presidenti Hoze Maria del Nido Karrasko, klubi shpreh pakënaqësinë e tij të thellë lidhur me prodhimin audiovizual të ndeshjes, si dhe shqetësimin maksimal për deklaratat e fundit të përgjegjësit për realizimin dhe përmbajtjen editoriale të LaLigës (GFP/HBS/NVP), Serxho Karranza Lezkano, në emisionin “El Partidazo de COPE”.
Kërkesa përmban pikat e mëposhtme:
Trajtim i pabarabartë dhe i pamjaftueshëm në transmetimin dhe përsëritjen e aksioneve vendimtare të ndeshjes
Sevilja evidenton trajtimin e pabarabartë dhe mungesën e përsëritjeve të mjaftueshme televizive për disa aksione të rëndësishme të ndeshjes:
Ndërhyrja e Kukurejasndaj Peques (penallti e mundshme e padhënë), për të cilën nuk u transmetuan përsëritje të përshtatshme.
Goditja me bërryl e Arda Gyler ndaj Peques (karton i kuq i mundshëm), e cila u transmetua vetëm përmes pamjeve nga distanca, pa përdorimin e mjeteve të zmadhimit të imazhit (lupës).
Faulli i mëparshëm i Konatendaj Robi Ure në aksionin që çoi në golin e dytë të Real Madrid, pa një analizë të mjaftueshme televizive të këtij episodi.
Penalltia e akorduar në favor të Real Madrid për faull ndaj Mbape, e cila, përkundrazi, u shoqërua me disa përsëritje nga kënde të ndryshme.
Kundërshtim kategorik ndaj kritereve të realizimit televiziv të deklaruara publikisht
Sevilla FC e konsideron të papranueshme që transmetimi televiziv, i cili ka një rol thelbësor në garantimin e transparencës dhe në sinjalizimin e mundshëm të situatave që kërkojnë ndërhyrje ose rishikim nga salla VAR, të udhëhiqet nga kriteret e bëra publike nga përgjegjësi i realizimit të LaLigës.
Ndër këto kritere përfshihen:
Varësia nga protestat e lojtarëve.
Vendimi fillestar i arbitrit.
Subjektiviteti i regjisorit të transmetimit.
Arsyetimi i vendimeve me nevojat e transmetimit të drejtpërdrejtë.
Ndjekja e lojtarëve dhe përzgjedhja e pamjeve për VAR-in.
Mungesa e transparencës editoriale.
LaLiga duhet të bëjë publike protokollet dhe kufijtë e diskrecionit që rregullojnë prodhimin audiovizual të ndeshjeve.
Përjashtimi i aksioneve nga përmbledhja zyrtare e ndeshjes
Sevilja denoncon faktin se aksioni i Kukurejas ndaj Peques, goditja me bërryl e Arda Gyler dhe faulli i mëparshëm ndaj golit të dytë të Real Madridit janë lënë qëllimisht jashtë përmbledhjes zyrtare të ndeshjes.
Kjo ka ndodhur pavarësisht se pamjet filmike ekzistojnë dhe janë publikuar më vonë nga operatorë televizivë si Movistar Plus+ dhe DAZN.
Kërkesat zyrtare të Seviljasdrejtuar LaLigës
Sevilla FC i kërkon La Ligës sa vijon:
– Përgjigje të detajuar dhe të dokumentuar: Të jepen shpjegime të hollësishme mbi planin e prodhimit, kamerat e vendosura në stadium, këndet e papërfshira në mbulim dhe personat përgjegjës për vendimet e marra gjatë transmetimit.
– Dorëzimi i materialeve audiovizuale: Të vihen menjëherë në dispozicion të gjitha pamjet origjinale dhe të plota të katër aksioneve të përmendura.
– Ruajtja e regjistrimeve: Të sigurohet ruajtja e përkohshme, parandaluese dhe e mbrojtur e të gjitha regjistrimeve teknike dhe pamjeve të kamerave të pavarura, në funksion të veprimeve të mundshme gjyqësore.
– Dorëzimi i protokolleve: Të dërgohen manualet dhe udhëzimet që rregullojnë realizimin audiovizual dhe përgatitjen e përmbledhjeve zyrtare të LaLigës.
– Shqyrtimi dhe përcaktimi i përgjegjësive: Të kryhet një hetim i plotë mbi atë që ka ndodhur dhe të merren masa korrigjuese për të garantuar trajtim të paanshëm, të njëtrajtshëm dhe të barabartë për të gjitha klubet e garës.
Përveç kësaj, Sevilja dëshiron të shprehë mospajtimin dhe kundërshtimin e saj ndaj kritereve të paraqitura nga CTA (Komiteti Teknik i Arbitrave) gjatë takimit të zhvilluar këtë të martë, lidhur me aksionet e diskutueshme të ndeshjes së së dielës së kaluar kundër Real Madridit.
Klubi dhe organi i arbitrimit zhvilluan një takim gjatë të cilit diskutuan me respekt për aksionet e diskutueshme në fjalë, por me dallime të dukshme në pikëpamjet e tyre.


