Ndeshje interesante do të ketë sonte në garën më prestigjioze të futbollit evropian, Ligën e Kampionëve.
Në orarin e së martës, janë nëntë ndeshje që do të luhen, derisa njëra prej tyre konsiderohet si “finale para finales”.
PSG-Barcelona, dy skuadrat më në formë dhe me futbollin më të bukur, do të zbresin në fushë përballë njëra-tjerës, që si synim kanë ngjitjen në majat e futbollit evropian.
Luis Enrique do të synojë t’ia ndalë hovin ish-skuadrës së tij, derisa Hansi Flick ka si qëllim që një fitore eventuale ndaj parisienëve t’i shërbejë si motiv për ëndrrën e blaugranëve, për të rikthyer kurorën evropiane në Barcelonë.
Ndërkohë, në kalendar janë edhe disa ndeshje interesante, duke veçuar atë ndërmjet Liverpoolit dhe Villarealit.


